Spasovski: Fushata negative zgjedhore është jopërgjegjëse ndaj qytetarëve

Udhëheqja e fushatës negative zgjedhore është pa përgjegjësi ndaj qytetarëve. Të dalim me fushatë pozitive, të tregojmë cilat politika do t’i realizojmë dhe në atë bazë qytetarët të sjellin vendime, u bëri thirrje sot të gjitha subjekteve politike kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Duke e komentuar mundësinë për fushatë të ashpër negative dhe gatishmërinë e Qeverisë të zbatojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, Spasovski thotë se Qeveria dhe institucionet janë të gatshme të krijojnë ambient që qytetarët të sjellin vendim të lirë në baza të drejta dhe demokratike, transmeton MIA.

“Nuk janë vetëm Qeveria dhe institucionet e sistemit ata që mund të kontribuojnë për fushatë të drejtë. Disa herë bëj thirrje dhe do ta përsëris thirrjen drejtuar subjekteve politike, të dalin para votuesve dhe në bazë të koncepteve të lejojnë të vendosin qytetarët. Duhet të kemi programe, ato koncepte të kundërshtohen dhe në bazë të asaj lufte konceptesh të sillet vendimi i duhur”, deklaroi Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri, për të dhënat e fundit për rritjen e BPV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button