Dezinformatat në Ballkan për virusin e ri korona “nuk shiten”

Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, me çka Ballkani shumë shpesh kalojnë kufirin dhe shpejtë merren nga mediumet e shteteve të tjera dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht publikon se çka ka aktuale në shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.

Virusi i ri korona Covid-19 edhe më tej është top-temë e mediumeve ballkanike dhe temë e dezinformatave të njëpasnjëshme të cilat vazhdimisht zgjerohen, transmeton Vërtetëmatësi.

Portali kroat për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rrejshme faktograf.hr shkruan për dezinformatat të cilat tashmë disa kohë shpërndahen në mediumet online dhe në blogje në gjuhën kroate, dhe lajmi më i ri është plasuar nga portali IstraIN – se vaksina kundër virusit të ri korona është krijuar para se të përhapet sëmundja. Se bëhet fjalë për një të pavërtetë, faktograf.hr e dëshmon me citate të Sistemit Kombëtar Shëndetësor dhe Organizatës Botërore Shëndetësore, të cilët informojnë se në këtë moment nuk ekziston vaksinë për Covid-19 dhe se është duke u punuar për krijimin e saj.

Dezinformata në mediumet nga Bosnja dhe Hercegovina për virusin korona janë të pranishme edhe në Sarajevë, të cilat u demaskuan nga shërbimi për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba.

Televizioni BH me 21 shkurt publikoi në portalin e vet qëndrim me titullin “Korona virus iz Kine stigao u Sarajevo” (Virusi korona nga Kina arriti në Sarajevë), ndërsa përmbajta më pas është transmetuar në disa mediume-online, prej të cilave njëra pas një kohe të shkurtër fshiu lajmin e rrejshëm. Në tekstin e kontestueshëm pretendohet se tre persona të cilët kanë udhëtuar deri në Kinë në Kantonin e Sarajevës janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore, por askund nuk thuhet se bëhet fjalë për persona të infektuar, gjegjësisht pretendimi i shprehur në titull, nuk gjenet në tekst brenda.

Shërbimi për luftën kundër lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba rikujton se në kohën kur është publikuar lajmi i kontestueshëm nuk ka pasur asnjë verifikim pozitiv të virusit korona te tre individët, ndërsa për disa ditë dolën rezultatet se nuk ka të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button