Universiteti i Tetovës i dhuroi shkollës fillore të Velesit pajisje shkollore

Universiteti i Tetovës “Fadil Suljmani” sot vizitoi fshatin Buzallakovë të Velesit, për t’I dhuruar shkollës fillore “Vasill Gllavinov” pajisje shkollore për nder të 7 marsit-Ditës së Mësuesit, transmeton Portalb.mk.

Ekipin e Universitetit gjatë donacionit e udhëhoqi rektori Vullnet Ameti.

“Ai gjatë takimit me drejtuesit e kësaj shkolle tha se, Universiteti i Tetovës me vendim të Këshillit të Rektoratit, në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2020, vendosi që Shkollës fillore “Vasill Gllavinov” t’i dorëzojë donacion – inventar për shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme, si: banka, karrige, dollapë, tavolina, kompjuterë, projektorë, printerë, grafoskopë dhe LED Televizor”, deklarojnë nga UT.

Drejtuesit e kësaj shkolle e falënderuan ekipin e universitetit për mbështetjen në procesin edukativ-arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button