Ameli de Monshalan: Franca do të marrë vendim për RMV-në në bazë të rekomandimeve të KE-së

Sekretarja shtetërore franceze për çështje evropiane, Ameli de Monshalan, në përgjigje të pyetje të deputetëve, ka theksuar se Franca do të marrë vendim në bazë të mendimit të Komisionit Evropian, pa thënë se çfarë do të jetë ai vendim, njofton Portalb.mk.

Deputeti francez nga radhët e shumicës, Ksavier Paluzukieviç, pyet se pse më 17 dhe 18 tetor u hedh poshtë propozimi për fillimin e bisedimeve nga 28-vendet anëtare të Unionit, dhe sipas asaj duket se Franca veçmas është kundërshtuar në fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut në kundërshtim me të gjithë partnerët e saj.

Ai dëshiroi të dijë se pse ky vend konkretisht, sipas shtetit francez, nuk i ka plotësuar kushtet për hyrje në Union. Veçmas interesohet për gjendjen në Maqedoninë e Veriut dhe për harmoninë e saj me të ashtuquajturat kritere nga Kopenhaga, në krahasim me shtetet tjera në fazën e bisedimeve për anëtarësim si Serbia dhe Mali i Zi.

Ameli de Monshalan thekson se në këtë rast, vendet-anëtare nuk gjetën marrëveshje të përbashkët për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak disa pozitave të ndryshme, veçmas në lidhje me paplotësinë në procesin e tanishëm të anëtarësimit, për zhvillim që duhet të arrijnë këto vende në reformat e kërkuara, për kushtet plotësuese ose modalitetet për hapjen e bisedimeve ose madje edhe për mundësinë e fillimit të bisedimeve vetëm me një ose dy vende.

Në këto diskutime, Franca njëkohësisht duke e konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ka ftuar në reformim themelor të procesit të anëtarësimit në Union me qëllim që të bëhet më kredibil dhe efektiv, u përgjigj Monshalan.

Sipas saj, kjo reforma është kërkuar gjatë kohë nga Franca, por edhe nga disa vende-anëtare. Përveç kësaj, Franca dhe disa vende tjera-anëtare vlerësojnë se dy palët e përfshira nuk i plotësojnë në tërësi kriteret e konstatuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018-të në lidhje me reformat, veçmas në fushën e sundimit të së drejtës.

“Komisioni i ri Evropian ka formuluar më 5 shkurt të vitit 2020 propozime për reforma të mëdha në procesin e anëtarësimit, që i përfshijnë propozimet që i ka propozuar Franca në vjeshtë të vitit 2019-të. Kjo reformë shkon në drejtim të ndryshimit të paradigmës së dëshiruar nga Franca. Konkretisht, po vendosen objektiva dhe kritere kontrolluese, kushte të përforcuara në kuptimin e sundimit të së drejtës, por, gjithashtu edhe konvergjencë sociale, një sistem për stimulim i cili mundëson përfitime konkrete në rast të zhvillimit në reformat dhe anasjelltas, masat e kthyeshmërisë në rast të mossuksesit”, sqaroi sekretarja shtetërore e ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, përgjegjëse për Çështje Evropiane.

Sipas Monshalan, do të ketë diskutim në Këshillin e Bashkimit Evropian përpara Samitit në Zagreb në maj të vitit 2020.

“Franca do të jetë e kujdesshme në lidhje me zbatimin e këtyre propozimeve dhe mbajtjen e nivelit të ambicjes në këtë reformë përpara se të fillohet me bisedimet. Përveç asaj, në bazë të vlerësimit të Komisionit Evropian për reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri për plotësimin e kritereve të konstatuara nga Këshilli, Franca do të marrë vendim”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button