RMV, 3 persona pas testimeve kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit

Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë do të marrin nga një kamerë termale si pajisje mbrojtëse në parandalimin kundër koronavirusit, vendosi Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme, njofton Portalb.mk.

“Me kamerën termale mund të matet temperatura e trupit te personat nga largësia. Gjithashtu, në seancën e djeshme, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë plan për shpërndarjen e dezinfektuesit alkoolik me spektër të gjerë të veprimit mikrobiocidik deri te shkollat fillore dhe të mesme”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kamera termale janë vendosur në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit dhe skenohet çdo udhëtar.

Nga Ministria e Shëndetësisë vonë pasdite kumtuan se gjatë ditës në Klinikën Infektive në Shkup janë testuar tre pacientë për koronavirus dhe që të tretë kanë rezultuar negativ. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve dy kanë ardhur nga Italia dhe një nga Spanja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button