Tregu i RMV-së më së shumti kërkon tregtarë dhe shitës

Në tremujorin e katër të vitit 2019, shkalla e vendeve të lira të punës në vend ishte 1,77 përqind, ka publikuar Enti Shtetëror për Statistikë, sipas të cilit numri më i madh i vendeve të lira të punës, përkatësisht 3.114, janë në grupin e pestë të profesioneve, punëtorë në veprimtaritë hotelerike dhe shitje, përkatësisht tregtarë dhe shitës, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjendja është e ngjashme në të gjitha raportet tjera statistikore tremujore tashmë periudhë më të gjatë nga e kaluara, por nuk është e pazakontë nëse merret parasysh që ato janë profesione të cilat kërkojnë kualifikime më të ulëta, si dhe fakti që shumë është i shpeshtë migrimi i punëtorëve në këto veprimtari, për shkak të rrogave të ulëta.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës në tremujorin e fundit nga viti i  kaluar është në sektorin e veprimtarive administrative dhe ndihmëse hotelerike, 4,71 përqind, derisa shkalla më e ulët e vendeve të lira për punë në sektorin për furnizim me ujë, kullim të ujërave të zeza, menaxhim me hedhurina dhe veprimtari për sanim të ambientit, ku statistika ka shënuar vetëm 0,60 përqind të vendeve të lira të punës.

Subjektet afariste që kanë 250 e më shumë të punësuar kanë vetëm 1,79 përqind vende të lira pune, derisa ato që numërojnë ndërmjet 10 dhe 49 të punësuar e kanë  edhe shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës që është 2,02 përqind.

Gjithsej në shtet, në të gjitha veprimtaritë ka 502.657 vende pune të plotësuara, kurse 9.053 të lira. Njëkohësisht, nga rajonet, shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës është evidentuar në Rajonin e Pellagonisë prej 2,08 përqind, tregojnë të dhënat për tremujorin e katërt nga viti i kaluar. Në rajonin e Shkupit është numri më i madh i vendeve të plotësuara të punës, 253.901, por edhe më së shumti vende të lira pune, 4.745.

Sipas statistikës, në industrinë e përpunimit ka më së shumti të punësuar, 120.967 dhe në tregtinë me shumicë dhe pakicë, 85.841,ku janë regjistruare dhe 1.345 vendetë lira të punës. Më së paku hapësirë për punë ofrohet në veprimtarinë e pronave të patundshme, ku ka pasur 2.384 të punësuar, kurse ka vetëm 57 vende të lira pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button