Dolën rezultatet e testimit të virusit korona te dy mjekët

Dy mjekët që ishin kthyer në fundjavë nga Madridi, u testuan për praninë e virusit korona sot në Klinikën për sëmundje infektive, ku rezultatet dolën negative, transmeton Portalb.mk.

Ministria e shëndetësisë theksoi se dy mjekët do të jenë në ‘karantinë’ shtëpiake për dy javë.

Gjenda e pacientes së vetme të prekur nga virusi korona, tashëm tri ditë është duke u përmirësuar, duke u manifestuar me ulje të temperaturave.

“Ka sasi të mjaftueshme të testeve, afër 1.000. Deri më tani janë testuar 13 persona, të gjitha testet ishin negative, dhe situata edhe më tutje me kujdes po ndiqet. Vijon furnizim i mjeteve dezinfektuese për shkollat”, tha ministry Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button