Mbi 117 mijë migrantë e kanë braktisur Turqinë për të arritur në Evropë

Numri i migrantëve të parregullt që janë larguar nga Turqia për në Evropë të hënën ka arritur në 117,677, tha Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Migrantët largohen nga Turqia përmes provincës veriperëndimore Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.

Mijëra migrantë u mblodhën në vendkalimin kufitar Pazarkule të Edirnes për në Greqi pasi zyrtarët turq njoftuan të premten se nuk do të përpiqen më për të ndaluar migrantët e parregullt për të arritur në Evropë.

Kjo erdhi pas një sulmi të forcave të regjimit sirian mbi trupat turke në zonën e de-eskalimit të Idlibit, i cili martirizoi 34 ushtarë javën e kaluar.

Ushtarët turq janë duke punuar për të mbrojtur civilët lokalë nën marrëveshjen e vitit 2018 me Rusinë që ndalon aktet e agresionit në rajon.

Turqia tashmë strehon rreth 3.7 milionë migrantë vetëm nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ankaraja është ankuar në mënyrë të përsëritur se Evropa nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj në bazë të marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi të vitit 2016 për të ndihmuar migrantët dhe për të frenuar valët e mëtejshme të migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button