RMV, dy mjekë po testohen për koronavirus: Në Madrid kanë dëgjuar ligjërata nga një person i infektuar

Dy mjekë të cilët kanë qenë në Kongres në Madrid do të testohen dhe izolohen për 14 ditë pasi që njëri prej ligjëruesve ka qenë i infektuar me koronavirus, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Kemi qenë të njoftuar nga ana e OBSh-së se dy mjekë tanë kanë qenë në Madrid në Kongres ku njëri prej ligjëruesve ka qenë i infektuar nga koronavirusi. Ata kanë arritur në vend të shtunën në mbrëmje, dje nuk kanë qenë në punë dhe përveç me familjet, nuk kanë pasur kontakt me persona tjerë. Sipas deklarimeve ata nuk kanë pasur kontakt me ligjëruesin, dhe koha prej gjysmë dite është pak që të ekzistojë rreziku që të transmetohet virusi. Megjithatë, të njëjtët do të testohen dhe do të izolohen për 14 ditë”, tha ministri Filipçe.

Ai informoi se nuk ka raste të reja të testimit. Pacientja e cila është e infektuar me koronavirus është në gjendje të mirë dhe tanimë për të tretën ditë nuk ka temperaturë. Ajo po shërohet në Klinikën Infektive ku është izoluar.

Filipçe theksoi se tanimë për tani teste ka mjaftueshëm, përafërsisht 1.000. Gjatë vikendit kanë arritur dhjetëra autobusë nga Italia, të gjithë udhëtarët janë pyetur dhe askush nuk ka pasur simptoma, as kanë pasur kontakt me ndonjë të sëmurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button