Gabimi i tmerrshëm i De Gea (VIDEO)
Evertoni shënoi i pari kundër Manchester Unitedit, në një ndeshje të Premierligës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Goodison Park, transmeton KlanKosova.
Dominic Calvert-Lewin shënoi në minutën e 3-të, për epërsinë e skuadrës së Carlo Ancelottit, falë një gabimi të tmerrshëm nga David de Gea.
Në tentim për ta larguar topin nga zona, portieri spanjoll e goditi sulmuesin e Evertonin dhe topi i kthyer nga ai përfundoi në rrjetën e portës.