Ballist Morina i bashkohet tubimit të Presidentit në 2 mars

Tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta në 2 mars do t’i bashkohet edhe Ballist Morina, transmeton OraNews.

Ballist Morina jeton në Itali pasi u lirua nga burgu.

Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina është një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41 të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button