Zaev Mickoskit:  Jeni instrument me të cilin dirigjon Gruevski

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së në debatin me liderin opozitar Hristijan Mickoski, sqaroi se në vitin 2019-të janë kryer 624 milionë euro investime të huaja, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2019-të kemi kryer 624 milion euro investime të huaja direkte , që janë më së shumti në Evropën juglindore, duke ndërtuar 750 kilometra rrugë, 1400 kilometra ujësjellës dhe kanalizim”, tha Zaev.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE me investimet e tilla ka ndërtuar përmendore dhe fasada barok.

“Përveç tjerash, edhe për shkak të këtyre investimeve, ka para në buxhetin edhe për pensione, për rroga dhe për gjithë politika, për 300% rritje të ndihmës sociale, për 40% rritje të pagave tek punonjësit shëndetësor, për 25% rritje të pagave të motrat medicinave, 21% rritje të pagave në arsim”, deklaroi Zaev.

Ish-kryeministri Zaev në lidhje me Ligjin për prokurorinë publike theksoi se ky ligj ka mbështetje ndërkombëtare.

“E gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe një pjesë e madhe e opinionit të ekspertëve e konfirmuan dhe e përshëndetën Ligjin për PP. Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickoski është kundër pasi e mbrojnë krimin”, theksoi Zaev, duke këshilluar VMRO-DOMNE të shkëputen nga matrica e Nikolla Gruevskit, duke sqaruar se 90% e gjykatësve janë të kohës së VMRO-DPMNE-së.

“Gjatë gjithë kohës flisni njëjtë sikurse ai. Këtë po e sheh edhe opinioni, jeni instrument me të cilin dirigjon Gruevski”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button