Mickoski: Në mandatin e Zaevit, çdo orë u rrit borxhi i shtetit për 31 mijë euro

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE në debatin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, e akuzoi për keqpërdorim të parave, transmeton Portalb.mk.

“Problemi është kur ju vjedhni para. Borxhi është rritur për 830 milionë euro”, deklaroi Mickoski.

Ai ka adresuar akuza edhe në lidhje me keqpërdorimin e investimeve kapitale.

„Derisa debatojmë për këto dy orë, shtetin e futni në borxh për 65 mijë euro“, i tha Mickoski Zaevit.

Ai theksoi se vetëm në mandatin e Zaevit, borxhi i shtetit është rritur për 830 milionë euro.

„Borxhi i shtetit në mandatin e Zoran Zevit është rritur për 830 milionë euro ose 757 mijë euro në ditë, ose 31 mijë euro në orë, derisa debatojmë ne“, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button