Gruaja e kritikoi publikisht Ramën, ai e quan ‘opozitë’

Në ditën e parë të kongresit të socialistëve kryeministri Edi Rama është kritikuar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Duke folur për teatrin e ri, ajo tha se ka më shumë nevojë për investime për një tetarët tjetër për fëmijët apo për shtimin e orëve sportive në shkolla. Vetë Rama tha se përballë kësaj opozite në shtëpi ajo e Lulzim Bashës i duket lule, transmeton OraNews.

Rritja e numrit të grave në PS ishte emëruesi i përbashkët i ditës së parë të kongresit të socialistëve.

Pas raportimit të ministreve, në podium është ngjitur bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama. Sipas saj, sigurisht që vendi ka nevojë për një teatër të ri, por më shumë ka nevojë për më shumë shërbime të tjera

Linda Rama: Shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë. Po jo vetëm duhen bërë shumë akoma, por edhe sikur duhet të mbaronte nevoja për to mendoj se prap jemi shumë të zbuluar në raport me sfidën që po flasim.

Mes batutave kryeministri e ka cilësuar bashkëshorten si opozitën e tij më të fortë.

Edi Rama: Qeshni, qeshni, por e vërteta është që po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat përpara meje, por që e dëgjuat në variantin më rozë, me atë opozitë që kemi në rrugë në do të më dukej vetja më i madhi i të krejtve në botë.

Batutat sollën jo pak të qeshura në sallë.

Edi RamaI thosha Gramozit, zoti Gramoz ai më thoshte shoku Edi. Tani unë i them shoku Gramoz ai më thotë zoti Edi. Është aftësi e Gramozit për të kompensuar boshllëqet që le unë. Në fakt ai është shoku më i mirë që kam në PS.

Por për gratë e PS Rama kishte një porosi të veçantë.

Edi Rama: Ata çështjen e sapo hapur të vendosjes së një gruaje apo një vajzë bashkëkryetar në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button