Shilegov prezantoi eko-autobusët e rinj që do të shfrytëzohen në Shkup (FOTO)

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkup në rrjetet sociale publikoi pamjet e autobusëve të rinj që priten të vijnë në muajin mars, transmeton Portalb.mk.

“Disa autobus të rinj vijnë në pjesën e parë të marsit. Transporti i gjelbër i autobusëve. Sistem bashkëkohor i transportit publik”, u shpreh Shilegov.

Ngjyrat e autobusëve të rinj do të jenë si ato aktual, kuq.

Përndryshe, Qyteti i Shkupit ka premtuar se në muajin mars mund të vijnë nga 17 deri në 33 autobusë ekologjik të rinj.

“Nga ndërmarrja e transportit publik sot mi dërguan fotot e eko-autobusëve, ndërsa për momentin MAN është duke e kryer mbikëqyrjen e tyre. MAN-i ynë është një prodhues premium, nuk është ndonjë prodhues i panjohur kinez, me të cilin tani kemi problem në blerjen e pjesëve të reja për shkak të koronavirusit”, tha Shilegov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button