Shkup, ky do të jetë orari javor i transportit publik gjatë festës së Bajramit

Nesër, e premte (21.04.2023), për shkak të festës fetare të Bajramit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa biletat dhe qendrat e personalizimit nuk do të punojnë, njoftuan nga NTP, transmeton Portalb.mk.

Teleferiku do të funksionojë normalisht, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 18:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 17 deri në 17:30, gjegjësisht udhëtimi i fundit nga lart poshtë në orën 17:45,

“Autobusët do të qarkullojnë edhe ditën e shtunë (22 prill 2023) sipas orarit javor, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë me orar të rregullt, si dhe teleferiku”, thonë nga NTP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button