Kufizime në rrugën Gostivar-Strazhë

Për shkak  të reshjeve të borës, një prej rrugëve që do të kufizohet është edhe segmenti Gostivar-Strazhë, ku automjetet transportuese nga ora 15:50 do të ndalohen, transmeton Portalb.mk.

Për shkak reshjeve të shiut dhe borës, në disa pjesë të kësaj rruge ka pasur edhe shembje të vogla.

Në rajonin e Dibrës gjithashtu rekomandohet kujdes gjatë vozitjes.

“Ka shembje më të vogla, por të shpeshta të gurëve dhe dheut. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për pastrimin e tyre dhe komunikacioni po zhvillohet pa probleme më të mëdha. Për shkak të mundësisë së shembjeve, por edhe rrugëve të lagështa, rekomandojmë vozitje shumë të kujdesshme dhe respektim rigoroz të sinjalizimit rrugor”, deklaroi Dear Limanovski nga NP “Rrugët e Maqedonisë” – Dibër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button