Koronavirusi, Izraeli ndaloi hyrjen e 56 turistëve italianë në vend

Izraeli ndaloi 56 turistë italianë të hynë brenda shtetit ditën e sotme (27 shkurt) nga frika e përhapjes së koronavirusit, transmeton OraNews.

Sipas asaj që shkruan media La Repubblica, autoritetet izraelite shprehen se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i ndalonin për të hyrë.

Në të njëjtën kohë, Italia ka vendosur të bllokojë deri në fund të marsit zhvendosjen e refugjatëve në vendet e tjera të BE-së.

Gjithashtu ata nuk do të pranojnë kthimin e refugjatëve nga vendet e tjera të Evropës, siç është Gjermania.

56 turistët që u ndaluan ditën e sotme vinin nga qytetet e Milanos, Romës dhe Venecias.

Ata do të rikthehen sërish në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button