Lind foshnja e parë në spitalin e ri gjinekologjik në Çair

Në spitalin e ri gjinekologjik ‘Nënë Tereza’ në Çair lindi foshnja e parë. Fëmija është djalë, dhe i pari që përuron këtë spital, për të cilin u deshën 16 vjet për t’u përfunduar. Në këtë objekt janë investuar 4 milionë euro, prej të cilave 3 milion për ndërtimin dhe 1 milion për pajisjet.

Risi tjetër, është edhe fakti se, nga sot, infermieret në të gjitha maternitetet në Maqedoni, janë të obliguara t’i vizitojnë nënat për cdo orë, dhe të informojnë për gjendjen e tyre.

“Infermierja ka obligim që ta vizitojë çdo orë pacienten dhe t’i drejtojë asaj disa pyetje të përgatitura në bashkëpunim me profesorët e klinikës gjinekologjike të Shkupit, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit”, Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Sipas autoriteteve, objekti i ri posedon pajisje moderne dhe kushte shumë të mira. Autoritetet thonë se ky objekt iu përgjigjet sfidave më të mëdha nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button