LSDM, propozim ligj për ndërprerjen e testimit ekstern

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend draftligjin për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm.

Me ndryshimet e propozuara kërkohet që testimi esktern të organizohet vetëm si provë në 5 vitet e ardhshme. Pas kalimit të kësaj prove, LSDM-ja propozon që nota e testit ekstern të mos llogaritet në suksesin e nxënësit, por të shërbejë vetëm për evaluimin e brendshëm të shkollave.

Iniciativa e tillë e grupit parlamentar të LSDM-së vjen pas problemeve të njëpasnjëshme të cilat kanë përcjellur procesin e testimit ekstern të nxënësve.       

Lajme të ngjashme

Back to top button