Metodologji e re për rrugë më të vështirë drejt BE-së

Bashkimi Evropian vë në përdorim metodologji të re për negociata me vendet kandidate. Reaksionet nga vendet të cilat janë të përfshira me rregullat e reja janë pozitive, megjithëse ekspertët vlerësojnë që për ata kjo do të nënkuptojë edhe kushte më të rënda. Për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nevojitet konsensus në Bashkimin Evropian, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk

Mos marrja e datës për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor, ishte shkak që liderët e partive më të mëdha në vend të përcaktojnë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 prill këtë vit.

Vendimin për mosdhënie të datës Bashkimi e solli me kërkesë të disa vendeve anëtare, sikur Franca, të rishqyrtohet procesi i zgjerimit dhe përdoret metodologji e re. Për disa muaj kjo edhe ndodhi, përkatësisht institucionet e Bashkimit përpunuan dokument me të cilin rregullat për negociata tani janë ndryshuar.

Mirëpo, çfarë domethënie do të ketë kjo për vendet të cilat do të fillojnë negociata? Dokumenti për metodologjinë e re parasheh që kapitujt të jenë të grupuar në të ashtuquajturit klasterë, procesi i negociatave mund të kthehet mbrapa nëse vendi shënon regres, kurse gjithashtu vendet kandidate do të jenë të obliguara për implementimin e reformave.

Megjithëse për rregullat e reja ka reagime pozitive, disa ekspertë vlerësojnë që metodologjia e këtillë do të nënkuptojë kushte më të vështira për vendet kandidate.

Malinka RistovskaJordanova nga Instituti për politikë evropiane thotë që metodologjia e re do të nënkuptojë “kushte seriozisht më ndryshe dhe më të vështira” për shtetet të cilat do të futen në negociata.

“Për ne kjo donë të thotë ndërlikim i procesit, për shkak se do të vendosen prioritete nga fillimi me klasterë, jo me kapituj, është e mundur të zvogëlohen pikat për veto, por prapë se prapë për hapje të klasterëve nuk ndryshon kërkesa aktuale të gjitha shtetet të harmonizohen, donë të thotë përsëri do të mund të bllokohet fillimi nga ndonjë shtet anëtar”, thotë Ristovska – Jordanova.

Koordinatori nacional për çështje evropiane në Qeveri Bojan Mariçiq sqaron që përveç asaj që dokumenti i ri për metodologjinë parasheh mundësi, secila nga temat të kthehet nëse vendi shënon regres, vendet që negociojnë do të duhet t’i implementojnë ligjet e harmonizuara me BE-në, kurse jo vetëm t’i miratojnë.

Ai gjithashtu thotë që tani liderët e Ballkanit Perëndimor do të kenë komunikim të zmadhuar me përfaqësuesit e BE-së, mirëpo thekson edhe që në lidhje me metodologjinë ka disa gjëra të cilat nga e para do të duhet të harmonizohen.

“Ka një punë që nuk është vlerësuar deri në fund, kurse kjo ndërlidhet me fondet evropiane. Non-pejperi françez kërkonte të jenë fondet strukturore dhe për kohezion ato që sot janë në dispozicion për shtetet kandidate. Kjo nuk është e mundur sipas rregullave të tanishme dhe prandaj, në vend të kësaj, ofrohet ky dokument për ndihmë të përforcuar financiare në pjesën e IPA për ndihmë paraaderuese. Mendoj që kjo është korrekte dhe reale dhe që korrespondon me pritjet reale të të gjithëve”, thotë Mariçiq.

Kushtëzim i përforcuar

Për metodologjinë e re këto ditë ka folur edhe ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën për siguri në Minhen. Ai vlerëson që disa nga propozimet e reja do të jenë të dobishme, si për shembull benefitet e zmadhuara në lidhje me IPA fondet, integrimi i zmadhuar politik para anëtarësimit në Bashkim, por edhe dënimet për vendet nëse shënojnë regres në procesin.

“Nëse ka elitë politike në ndonjë kryeqytet në rajon, e cila do t’a kap shtetin, mediat, gjykatësit, kompanitë publike… Komisioni Evropian, si dhe vend i caktuar anëtar i BE-së, mund të iniciojë reverzibilitet të procesit. Njerëzit në rajon nuk kanë pse të frikohen nga ky mekanizëm, për shkak se, gjithë ideja e procesit është të ecet përpara. Do të duhet të frikohen elitat politike, për shkak se kjo do të jetë vegël e lehtë në duart e Bashkimit që ta bën qeverinë jashtëzakonisht të dobët politikisht, nëse ka kthim mbrapa”, thotë Dimitrov.

Ai shton që është kritik miratimi i metodologjisë së re dhe ajo të implementohet dhe për atë të ketë vullnet politik edhe tek vendet kandidate edhe tek ato anëtare të Bashkimit Evropian.

Ristovska – Jordanova sqaron që negociatat në klasterë është propozim i Francës i cili është respektuar, por në një mënyrë kapitujt do të jenë të mbrojtur.

“Megjithatë, seriozisht përforcohet kushtëzimi, në negociatat inkorporohen kriteret ekonomike, kurse nga kriteret politike futet edhe administrata publike. Në lidhje me administratën publike veçanërisht do të jetë sensitive, për shkak se nuk ekzistojnë norma të përcaktuara të BE-së për administratën publike, ndërkaq as standarde ndërkombëtare të cilat do të ishin më të etabluara”, thotë Ristovska – Jordanova.

Para publikimit të metodologjisë së re, Franca ka instistuar ajo të përfshijë katër parime të reja: reverzibilitet, menaxhim politik, gradualitet dhe konkretësi.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Evrotink” Ivan Stefanofski thotë që metodologjia e re ofron fleksibilitet më të madh të procesit, por “përgjithësisht në kontekst negativ”.

“Në anën tjetër financimi më i madh i kandidatëve për anëtarësim është pothuaj i pamundur të realizohet në praktikë, përkatësisht bëhet fjalë për “remiks” të plotë të këngës së njëjtë. Prapë se prapë, fakti që prokurimet publike, kontrolli financiar dhe operacionet statistikore futen si fondamentale, është i qartë sinjali që shtetet aspirante gjithsesi nuk bëjnë mjaft në këtë fushë”, thotë Stefanovski.

Ai shton që qeveritë e vendeve kandidate, me metodologjinë e re do të vendosen në pozicion të testit të vazhdueshëm, në aspekt të performanseve të tyre, por edhe efektuim real të politikave evropiane dhe reformave në jetën reale, derisa qytetarët e vendeve kandidate do të kenë mundësi në kohë reale t’a dinë progresin ose ngecjen eventuale të vendeve të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Para se gjithash informimi më i madh rreth proceseve, por edhe ato samite ndërmjet liderëve evropian dhe liderët nga Ballkani Perëndimor që tani do të mbahen në nivel vjetor, do të jenë mundësi e shkëlqyeshme për informim të qytetarëve. Përveç kësaj, Komisioni Evropian, ndërsa tani edhe vendet anëtare, do të inkorporojnë indikatorë të ri nëpërmjet të cilëve do ta masin progresin dhe do të ketë një kanal të dyanshëm komunikimi në të ardhmen”, thotë Stefanovski.

Metodologjia e re duhet të prezantohet para vendeve anëtare të Bashkimit në gjysmën e dytë të shkurtit.

Metodologjia e re dhe hipokrizia e BE-së

Komisioni Evoprian shumë shpejtë, madje edhe e jozakonisht për atë, e propozoi metodologjinë e re për zgjerim me vendet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare të saj. Deri te kjo erdhi pasi në tetor vitin e kaluar janë prolonguar shpresat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Reaksionet për metodologjinë e re janë pozitive edhe nga ata që ishin kundër edhe nga ata që duhet të përfshihen nga e njëjta.

Goce Atanasov

Derisa shumica e vendeve-anëtare atëherë ishin të përgatitura t’i fillojnë negociatat, Franca udhëhiqte grup të vogël në të cilin ende ishin Danimarka dhe Holanda që vendosi veto për këtë manovër, derisa të reformohet Bashkimi. Menjëherë pastaj, krerët e ri të Bashkimit lajmëruan se do të punojnë në atë që për samitin e radhës të hapet dera për vendet ballkanike. Një nga ata hapa të parë, përveç metodologjisë së re të propozuar për zgjerim, ishte edhe takimi joformal në Bruksel ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Në mars, Komisioni Evropian duhet të publikojë raport individual për secilin nga gjashtë vendet-kandidate – Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ajo që tani gjendet në skenë është rrugë më rigoroze drejt anëtarësimit, ashtu siç ka kërkuar Franca. Komisioni Evropian veç më parashtroi plan për këtë, mirëpo prapë se prapë i njëjti do të duhet të fitojë përkrahje të përgjithshme nga 27 vendet anëtare të Bashkimit.

“Ne e reviduam metodologjinë tonë dhe ajo duhet ta kthejë besimin tek të gjitha palët në këtë proces, për shkak se i përshpejton reformat strukturore”, ka vlerësuar atëherë shefja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, duke shtuar:

“Ne duam ta hapim rrugën edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut t’i fillojnë bisedimet me BE-në për anëtarësim nëse është e mundur para samitit më 17 maj në Zagreb”.

Në konferencën e Minhenit për siguri që u mbajt këto ditë, oponenti kryesor i zgjerimit, presidenti francez Emanuel Makron, lajmëroi rishqyrtim konkret të qëndrimit të tij të rreptë në lidhje me këtë çështje:

“Pra, ne duhet të shohim si do të prononcohet Komisioni, për shkallën e arritjeve që priten nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Dhe varësisht prej kësaj, unë ndjej që parakushtet që i kam vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi është i vendosur, atëherë jemi në pozitë për të hapur negociata.”

Mirëpo, Makron menjëherë pas kësaj tregoi përse realisht është angazhuar për metodologjinë e re:

“Për shkak se të gjithë thonë “ejani të hapim negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, pas një sekonde do të thonë “mirëpo kini kujdes ata nuk kanë mundësi të integrohen edhe 15 ose 20 vite”.

Kjo është e palogjikshme, kjo është përbuzje me njerëzit. Dhe kjo është hipokrizia kolektive në të cilën gjendemi. Të gjithë ne”.

Sipas propozimeve të reja, procesi i aderimit në BE së pari do të fokusohet mbi “reformat fondamentale” dhe do të krijojë mundësi negociatat për anëtarësim të “pushohen në fusha të caktuara … ose të pezullohen në tërësi”.

Metodologjia e re është e pranueshme madje edhe për ato vende të cilat veç më i kanë filluar negociatat me Bashkimin, sikur Serbia dhe Mali i Zi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përveç rëndësisë së bashkëpunimit rajonal në Bruksel ka theksuar:

“Ata janë të hapur t’i dëgjojnë të gjitha iniciativat dhe idetë tona. Do të dërgojnë ekipe të tyre të bisedojnë me ne… do të përgatitet edhe e ashtuquajtura pako investuese për tërë rajonin që është me rëndësi thelbësore”.

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq, duke e përmendur që Komisioni Evropian lajmëroi që do të jetë me orientim gjeopolitik, ka thënë:

“Njëkohësisht, në afat relativisht të shkurtë Komisioni Evropian ka dal me propozim për model të ri të politikës për zgjerim që së shpejti duhet të jetë i verifikuar dhe se ky është model për t’i dhënë ritëm më të mirë dhe transparence më të madhe procesit të zgjerimit”.

Në serbi dhe Mal të Zi besojnë që mund t’i bashkëngjiten bllokut gjatë kësaj dekade.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button