Bamja, vlera të rralla për të gjithë organizmin

Bamjen ose e do ose e urren. Rrugë të mesme nuk ka. Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat, shkruan Agroweb.

Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj.

Përmes këtij artikulli të AgroWeb.org, ne do t’ju japim mjaftueshëm arsye për ta konsumuar më shumë.

Varietet shqiptare të bamjes janë shumë të kërkuara si nga tregu vendas ashtu edhe për eksport.

Mund të përmendim bamjen e Oblikës e cila karakterizohet nga një trup i shkurtër me lartësi 40-50cm dhe 2-3 degëzime. Fruti përbëhet nga pesë brinjëzime me formë piramidale me gjatësi 8.5 cm dhe perimetër rreth 3.35cm. Po ashtu edhe kultivari vendas Libohova është një tjetër varitetet i kërkuar nga tregu.

Të mirat e të ngrënit bamje:

Ka pak kalori.

Bamja përmban vetëm 30 kalori për 100 gram dhe sugjerohet për të gjithë ata që duan të bien në peshë.

Nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol. 

Bamja kështu kthehet në një perim ideal për personat që vuajnë nga kolesteroli.

Shërben si një balancues sheqeri. 

Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e saj nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe diabetin.

Përmban shumë fibra dietike.

Ky perim vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.

Bamja gjithashtu ndihmin bakteret e shëndetshme që ndodhen në zorrë, si dhe ndihmon në ruajtjen e bilancit të pH në traktin tretës.

Eshtë i pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë.

Duke qenë se bamja është e pasur me beta-karotenë, lutein dhe ksanthin, që së bashku me vitaminën A, ndihmojnë në përmirësimin e shikimit si dhe mbajnë lëkurën të freskët dhe të shëndetshme.

Përdorimi i bamjes ndihmon dhe në parandalimin e kataraktit, si dhe vlerësohet për parandalimit e njollave dhe akneve.

Si pasojë e sasisë së madhe të antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë bamjet, ato shpesh lidhen me parandalimin e radikaleve të lira.

Bamja është e pasur me vitamin C.

Duke qenë se vitamin C shërben dhe si një anti-inflamator, bamja është një zgjedhje e mirë për të ulur simptomat e azmës dhe për të parandaluar të ftohtin.

Përmban përqindje të larta të acidit folik.

100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut.

Mbi të gjitha është tejet e këshillueshme në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve në lindje. Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive.

Eshtë e pasur me minerale. 

Bamjet kanë nivele të larta të mineraleve që i duhen një organizmi për të qenë i shëndetshëm.

Përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin dhe manganezin.

Përmban dhe vitamin K.

Kjo vitamin që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut.

Si t’a ruajmë

Sezoni i pikut të bamjes është stina e verës, megjithëse bamjet e ngrira i gjejmë gjatë të gjithë vitit në supermarkete.

Kur t’i zgjidhni bamjet, kërkoni ato që janë të plota dhe pa njolla.

Bamjet e freskëta mund t’i ruani tek pjesa ku mbani zarzavatet në frigorifer për t’iu zgjatur jetën sa më shumë.

Duhen ruajtur në vend të freskët, pasi temperaturat e larta dhe të ulëta ndikojnë në kalbjen dhe prishjen e tyre.

Fyti i thatë shkaktohet nga disa baktere që pushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste, fyti i thatë është një rezultat i të ftohurës, gripit e të tjerë. Duke konsumuar qumësht me xhenxhefil, fyti do të qetësohet shumë shpejt.

Mbrojtja e zemrës

Pirja e qumështit me xhenxhefil e mban zemrën të sigurt. Kjo pije ul kolesterolin e keq dhe shmang shfaqjen e sëmundjeve të zemrës ose goditjes së ishemisë.

Imuniteti

Qumështi me xhenxhefil rrit aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar që rrezikohet çdo ditë nga radikalet e lira.

Këto të fundit e sulmojnë organizmin së jashtmi dhe së brendshmi duke shkaktuar një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse siç është kanceri, ataku në zemër, apo veshkat.

Çdo ushqim ose pije që përmban xhenxhefil, fuqizon sistemin imunitar dhe na mbron nga radikalet e lira.

Osteoporoza

Qumështi me xhenxhefil ngadalëson procesin e osteoporozës që nis në moshën 30-40 vjeçare.

Sistemi tretës

Qumështi me xhenxhefil është i dobishëm përshpejton tretjen dhe mbron njeriun nga konstipacioni.

Kjo pije mund të konsumohet edhe për të përmirësuar përpjekjet tuaja për të humbur në peshë.

Rrugët e frymëmarrjes

Xhenxhefili është një nga ushqimet me efekt më pastrues për rrugët e frymëmarrjes.

Nëse jeni prekur nga gripi apo e ftohura, duhet të konsumoni qumësht me xhenxhefil rregullisht.

Kjo pije jo vetëm do të përcjellë ngrohtësi në organizëm por edhe do t’ju pajisë me ushqyesit e duhur për të mposhtur këto simptoma.

Si Të Përgatisni Qumështin Me Xhenxhefil

Për një filxhan çaji qumësht ju duhen dy feta xhenxhefil.

Nëse dëshironi grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtypeni fort deri sa të bëhet pluhur.

Ziejeni qumështin dhe shtoni pak sheqer kaf.

Pasi të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe ziejeni sërish për pak minuta.

Kullojeni sipas dëshirës dhe konsumojeni të ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button