Në Maqedoninë e Veriut u ndal sjellja e ushqimit nga Kina
Zoran Atanasov, drejtori i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë (AUV) sqaroi se tashmë importi I ushqimit nga Kina për në Maqedoninë e Veriut është ndërprerë, transmeton Portalb.mk.
Atanasov sqaroi se edhe vetë Kina ka ndaluar përdorimin e ushqimit nga zonat e prekura nga virusi korona.
“Alarmi është kyçur edhe në vendin tonë, por nuk ka asnjë import të dërgesave nga Kina. Virusi është i rrezikshëm për njerëzit dhe jo për kafshët”, theksoi Atanasov, duke sqaruar se në dispozicion ka pajisje specifike që shërbejnë si preventivë nga sëmundjet.