Regjistri Qendror: Llogaritë vjetore dhe raportet financiare do të munden të dorëzohen në letër dhe në formë elektronike

Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut informoi se më 27, 28 dhe 29 shkurt dhe më 16 mars do të kryejnë pranim të llogarive vjetore dhe raporteve financiare për vitin 2019-të prej më 08:00 deri më ora 20:00, njofton Portalb.mk.

“Subjektet mikro dhe të vogla, që nuk do të dorëzojnë llogari vjetore në letër në afatin ligjor, do të kenë mundësi që llogarinë vjetore në pajtueshmëri me Ligjin për Shoqëri Tregtare ta dorëzojnë edhe në formë elektronike deri më 16 mars të vitit 2020. Më 27, 28 dhe 29 shkurt dhe më 16 mars të vitit 2020 për kryerësit e veprimtarive të pavarura në Kratovë, Demir Hisar dhe Krushevë, ku Regjistri Qendror nuk ka zyra të tyre do të kryhet pranimi i llogarive vjetore në formë të letrës për vitin 2019-të, në objektin e Komunës Kratovë, për subjektet e Kratovës, në objektin e Komunës së Demir Hisarit për subjektet e Demir Hisarit dhe në objektin e Uni bankës për subjektet e Krushevës”, thuhet në kumtesën e Regjistrit Qendror.

Regjistri Qendror i informon kryerësit e veprimtarive të pavarura se bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve duhet që të dorëzohet në pajtueshmëri me rregulloren e re për formën dhe përmbajtjen e librave amë, mënyrën në të cilën zhvillohen dhe të tregohet rezultati financiar i obliguesve tatimor që kryejnë veprimtari të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button