Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 79-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 79-të ku ndër të tjera vendosi që pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në grupet e luftës të NATO-s në Bullgari dhe Rumani, transmeton Portalb.mk.

Ushtarë nga vendi do t’i bashkohen misionit të NATO-s për të rritur sigurinë në kufijtë lindor të saj.

U miratua propozimi i Ministrisë për Transport dhe Lidhje për pjesëmarrjen e Republikë së Maqedonisë së Veriut në fondin special për solidaritet ATM Evropian dhe fondin vullnetar të parakohshëm Eurokontroll. Në fondin e parë vendi do të marrë pjesë me 105 396 euro për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa në fondin e dytë me 108 340 euro për vendet baltike dhe Poloninë.

Qeveria vendosi që të ndërpresë dhënien në shfrytëzim të përhershëm të objekteve të Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike EMV në pronësi të shtetërorë për nevojat e Energjetikës – Shkup dhe EMV Distribuimi i Ngrohjes, prona të RMV-së që gjenden në Shkup.

Qeveria angazhoi Doganën dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari që të marrin masa për mënjanimin e murtajës afrikane të derrave.

Në këtë seancë u formua edhe Trupi Këshillëdhënës për dhënien e mendimit për shfrytëzimin e emrit të ndonjë figure të njohur për ndonjë shoqatë ose subjekt juridik. Ky trup do të përbëhet nga shtatë anëtarë: Biljana Ristovska – Josifovska, Boban Petrovski / Nikolla Minov, Dragi Gjorgiev, Antonio Pavlovski, Biljana Mickovska, Safet Neziri dhe Ana Trajçeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button