BeH edhe vjet ka qenë tregu i huaj kryesor i ndërtimtarëve të Maqedonisë së Veriut

Kompanitë ndërtimore të Maqedonisë së Veriut në tregun e huaj kanë realizuar më pak projekte, për atë megjithatë kanë arritur të nënshkruajnë më shumë marrëveshje për aktivitete ndërtimore që duhet të realizohen, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Portalb.mk.

Punët e kryera ndërtimore jashtë vendit jashtë vendit kanë kushtuar mbi 4,5 milionë euro që është 77,3% më pak se në vitin 2018-të. Nga ana tjetër, ndërtimtarët kanë nënshkruar marrëveshje për projekte e vlerë prej 66 milionë euro, gjegjësisht thuajse dy herë e gjysmë më shumë se marrëveshjet në vitin 2018-të.

Ashtu siç edhe në vitin e kaluar, puna e ndërtimtarëve të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit është kryer në pjesën më të madhe të projekteve që janë bërë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, vendi i vetëm ku kompanitë e Maqedonisë së Veriut kanë vëllim më të madh të punës në formë dhe punëve të projektuara dhe të kryera është Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button