Ibrahimoviç vs Ronaldo, dy gjigantët e sulmit botëror përballë njëri-tjetrit

Milan-Juventus do të jetë edhe një përplasje mes dy gjigantëve të sulmit, Cristino Ronaldo dhe Zllatan Ibrahimoviç. Edhe pse i kanë disa vite mbi supe, sërish dëshira dhe grinta e këtyre dy futbollistëve mbetet e njëjtë, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Cristiano Ronaldo po bën një punë mjaft të mirë pasi ka arritur të shënojë në 10 ndeshjet e fundit me fanellën e bardhezinjve dhe sigurisht që do të tentojë të realizojë edhe në ndeshjen e sotme.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për suedezin Ibrahimoviç, i cili deri më tani ka rezultuar një goditje e suksesshme pasi ka nisur të ndryshojë fytyrën e kuqezinjve.

Për sa i takon përballjeve direke mes këtyre dy futbollistëve Cristiano Ronaldo është ai që ka korrur më shumë sukses.

Portugezi ka fituar në katër raste përballjet me Ibrën, ndërsa suedezi ja ka dalë të fitojë vetëm një herë. Tri ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa për sa i takon shënimit të golave në ndeshjet direkte mes tyre, Ronaldo ka realizuar 5 herë dhe Ibra 3.

Gjithsesi, në ndeshjen e sotme portugezi duket më i avantazhuar, pasi pas tij ka një super Juventus, ndërkohë që suedezi ka një Milan me shumë probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button