Keni kokëdhembje gjatë marrëdhënieve? Ja si ta shmangni

Dashuri dhe dhimbje koke? Në fakt, duket sikur nuk shkojnë bashkë, por kur kjo ndodh, kthehet në një bezdi të madhe për femrat. Prandaj duhet shmangur, sepse nuk shkakton vetëm probleme shëndetësore, por mbi të gjitha edhe emocionale, sepse rëndon marrëdhënien në çift.

“Në disa raste, duke bërë dashuri mund të shkaktohet një dhimbje koke e keqe”, pohon Lorenzo Pinessi, president i Shoqërisë Italiane për Studimin e Dhimbjes së Kokës (SISC). Duke listuar më pas, gjithë arsyet që e shkaktojnë një gjë të tillë e kësisoj, që duhen shmangur.

1) Nëse gruaja ka një rol shumë aktiv gjatë marrëdhënieve seksuale, gjasat janë që asaj t’i shkaktohet një dhimbje koke shumë e fortë. Intensiteti i saj, kulminon në orgazmë dhe mund të zgjasë disa orë.

2) Nëse raporti është skandaloz dhe sidomos jashtëmartesor, shtohet rreziku i një krize dhimbje koke.

3) Disa ushqime dhe pije: vera, djathi, çokollata, apo shampanja para seksit, janë nxitëse të saj.

4) Disa barna kundër impotencës. Presioni është në rritje dhe zemra përshpejton rrahjet e saj. Edhe pse i bukur, seksi është edhe një punë e vështirë. Prandaj, disa njerëzve një përpjekje e tillë fizike, mund t’u kthehet në një dhimbje të vërtetë koke.

5) Disa pozicione gjatë marrëdhënies në shtrat. Për shembull, duhen shmangur ato kur njëri nga partnerët është në këmbë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button