Bullgaria i jep tre kushte Maqedonisë, kjo e fundit pa përgjigje

Ministria e Punëve të Jashtme ende pa konfirmim zyrtar se Maqedonia ka marrë kushtet që dje i porositi Sofja për mbështetje të evrointegrimeve të Maqedonisë.

Në letrën ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov propozon nënshkrimin e marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim, grupe të përbashkëta punuese për përmirësimin e marrëdhënieve në sferat kyçe dhe krijimin e këshillit të nivelit të lartë në forma të takimeve vjetore ndërqeveritare të të dyja vendeve.

Nëse garantohet përmbushja e marrëveshjeve të propozuara ?ë këtë mënyrë, kjo do ta sigurojë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë në BE, deklaroi Mlladenov, citohet nga pres-qendra e MPJ-së bullgare.

Ai Poposkit i shkroi se marrëdhëniet mes dy shteteve gjatë pesë viteve të fundit nuk janë në nivel të duhur për dy vende aq të afërta dhe të ndërlidhura mes veti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button