Paloka: Rama i merr vetë në telefon kapobandat për t’i joshur ose për tu bërë presion
Një deklaratë shumë të fortë ka lëshuar Edi Paloka në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora.
Paloka u shpreh se Rama u kthen favoret kriminelëve që e kanë ndihmuar në zgjedhje.
Sipas tij, Rama flet vetë me kapobandat për t’i joshur ose për t’i bërë presion.
Paloka: Rama u ka kërkuar favore në zgjedhje kriminelëve, tani është i detyruar tu kthejë favoret. Si do ua kthej favoret? Unë kam prova konkrete. Rama vepron me dy mënyra, edhe ai vetë; kryeministri i vendit i merr në telefon vetë këta kapobandat për t’i joshur dhe kur nuk arrin me mënyra të tjera u bën edhe presion. Me këta që kanë probleme, por që nuk i janë bindur, i kanë futur në burg dhe mbas një muaji i ka shkuar dikush dhe i ka thënë do të nxjerrim nga burgu, por kur të dalësh nesër duhet të punosh për këta. Kryeministri ka hyrë deri te federata. Ka thënë ndikoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino.