Firmat në pesë ditët e ardhshme të përshtaten në e-Tatime

Edhe 4.244 firma në pesë ditët e ardhshme duhet të përshtaten për paraqitjen elektronike të TVSH-së dhe tatimit të përfitimit përmes sistemit e-Tatime https://etax-fl.ujp.gov.mk, obligim i cili fillon më 1 korrik të këtij viti, kumtoi DAP.

Këto firma, paraqitjet e para elektronike duhet t’i dorëzojnë më së voni deri më 25 korrik, kur është afati ligjor për dorëzimin e paraqitjes TVSH-04, në bazë të së cilës paraqitet dhe paguan tatim të vlerës së shtuar.

Me risitë në punën tatimore, mënyra e deritanishme e dorëzimit të paraqitjeve tatimore me letra në sportelet e DAP-it, zëvendësohet me mënyrë të re elektronike të komunikimit me DAP-in i cli mundëson dorëzim të paraqitjeve prej 24 orëve, 7 ditë në javë.

Derisa firmat nuk përshtaten në sistemin e-Tatime, nuk do të mund në kohë ta dorëzojnë TVSH-paraqitjen elektronike në DAP, për çka është paraparë gjobë e cila arrin 3500 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button