Njerëzit mund të gjejnë lehtësisht informacionet tuaja publike të Facebook-ut

Një zhvillues i telefonëve mobil i quajtur Brandon Copley deklaroi pas një kërkimi se më shumë se 2.5 milionë numra telefonësh ishin lehtësisht të gjendur në opsionin e Facebook Graph Search, ku përdoruesit nuk i kishin ndryshuar parametrat e sigurisë publikë të informacioneve të tyre.

Copley tha se ia raportoi kërkimet rrjetit social Facebook sepse ai e konsideronte mundësinë për të gjetur informacione mbi numrat, për shkak të rrjedhjes së sigurisë.

Por rrjeti social deklaroi se kërkimet mbi numrat e telefonit nuk janë një problem.

Aktualisht avokatët e kompanisë Facebook akuzojnë Copley se ka marrë informacione pa shpërblim. Por akuzuesi u mbrojt duke u vetëquajtur si personi i cili po përpiqet të ndihmojë përdoruesit për të ruajtur të dhënat.

Si të përdorim parametrat e sigurisë?

Facebook-u në janar prezantoi Graph Search, duke mundësuar që të dhënat në Facebook të jenë në kërkim nga të tjerët, në rastet kur informacioni publik është lehtësisht i gjendur.

Ju mund të kontrolloni për sigurinë e informacionit tuaj duke ndryshuar dhe punuar mbi parametrat e sigurisë dhe duke siguruar që mund të mbroni çdo të dhënë tuaj.

Ekzistojnë shumë konfuzion me parametrat e sigurisë, gjithsesi mundohuni të siguroni sa më shumë që të mundeni. (PCWorld)

Lajme të ngjashme

Back to top button