Alketa nuk ishte e vetmja, edhe 2 shqiptarë të tjerë në Sanremo

Alketa Vejsiu nuk ishte shqiptarja e vetme në Sanremo, transmeton TopChannel.

Nata e tretë e festivalit duket se iu besua stilistëve shqiptarëve sa i takon fustaneve të prezantueseve Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu.

Veshja e dytë dhe e tretë e Georgina-s u realizua prej dizajneres nga Kosova, Lia Stublla, saktësisht një fustan i bardhë pa mëngë, i çarë në njërën anë dhe një tjetër, tepër vezullues.

Ndërkohë Alketa Vejsiu u paraqit në skenë me një fustan të kuq, pjesë e koleksionit të fundit të Valdrin Sahitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button