Prokuroria: Policëve u janë marrë celularët, po zbatojmë procedure parahetimore për zbulim të sekretit zyrtar

Pasi gjatë ditës së djeshme katër punonjës policorë nga Byroja për siguri publike (BSP) janë ftuar për të dhënë deklarata në Prokurori, për shkak të dyshimit për rrjedhje të masave të veçanta hetimore për rastin “Rryshfet”, nga prokuroria sot i paraqitën detajet për rastin, njofton Portalb.mk.

“Pas njoftimit nga Ministria për punë të brendshme për të dhëna në lidhje me rrjedhje të materialeve nga masat e veçanta hetimore, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka ndërmarrë masa të procedurës parahetimore për të zbuluar autorët dhe për të siguruar provave.

Gjatë ditës së kaluar janë ftuar katër persona, të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme, në cilësi të dëshmitarëve. Këto persona iu përgjigjën ftesës, në mënyrë të rregullt, dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para prokurorit publik në Seksionin për ndjekje të veprave penale nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përkatësisht, gjatë muajit janar këtë vit në media të caktuara është publikuar incizim me prova materiale të cilat janë siguruar përmes Masave të veçanta hetimore. Ministria e punëve të brendshme në drejtim të identifikimit të personave përgjegjës dhe zbardhje të rastit e analizoi materialin e publikuar, më pas e njoftoi prokurorinë për veprim të mëtutjeshëm.

Prokurori kompetenti i ka thirrur personat të cilët në kohën e zbatimit të masës, kanë qenë përgjegjës për të njëjtën, i ka marrë në pyetje dhe ua ka marrë celularët. Është sjell Urdhër për ekspertizë të katër celularëve që janë ndalur, e njëkohësisht në vijim do të thirren edhe persona tjerë për të zbardhur se si ka ndodhur që incizimi të publikohet në media.

Masat e veçanta hetimore kanë qenë pjesë e informative të klasifikuara me shkallë të caktuar ligjore “Rreptësisht konfidenciale” dhe çdo publikim i tyre paraqet vepër penale “Zbulim të sekretit zyrtar” që është paraparë dhe dënohet sipas nenit 360 të Kodit Penal, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button