Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa arritën marrëveshje për koalicion

Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) kanë arritur marrëveshje për koalicion, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshjen për koalicion parazgjedhor e kumtuan nga Alternativa.

“AlternAtivA e njofton gjithë opinionin, në veçanti aktivistët dhe mbështetësit e saj se sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, u dakordua për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 12 prillit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela“, deklarojnë nga Alternativa.

Ata theksojnë se ky koalicion do të jetë adresa e saktë e ndryshimin në zgjedhjet e 12 prillit.

“Era e ndryshimit tashmë po vjen edhe në vendin tonë dhe shqiptarët do të festojnë më 12 prill”, deklarojnë në fund të kumtesës.

Ndryshe, Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas mbledhjes me organet e partisë ka paraqitur ofertë konkrete deri tek subjektet politike me të cilat mund të realizojnë koalicion parazgjedhor brenda 48 orëve.

Lëvizja BESA, ka kërkuar nga Aleanca për Shqiptarët që të deklarohet në lidhje me epilogun e iniciativës për koalicionim trepalësh, në të cilin do të përfshihej edhe partia Alternativa, e cila publikisht ka refuzuar një koalicion të tillë.

“Deri më tani kam marrë një pëlqim me shkrim për një koalicion parazgjedhor nga Afrim Gashi, kryetar i Alternativës dhe fatkeqësisht kemi hasur në injorim nga ana e palëve tjera. Kuptohet që me këtë unë patjetër e kam që t’ju informoj që ne kemi veçmë një parapëlqim për një koalicion për 12 prillit dhe kthim mbrapa nga ky moment nuk ka”, deklaroi Sela.

Sela shprehet akoma i gatshëm për zgjerimin e koalicionit me partitë tjera.

“Kemi pëlqim e Alternativës së Gashit me të cilin unë si kryetar i Aleancës për Shqiptarët ju informoj që ne do të kemi koalicion me Alternativën, në ndërkohë që ngelemi të hapur për të gjitha palët tjera të cilat janë të interesuara që ta bëjnë sa më të fortë votën e shqiptarëve, sa më të bashkuar që ta maksimizojnë ofertën shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit por, edhe periudhën pas 12 prillit”, deklaroi Sela.

Por, paraprakisht ASH-ja dhe LB-ja kanë pasur koalicion nga zgjedhjet e fundit lokale, koalicion që zyrtarisht e publikisht akoma nuk e kanë shkëputur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button