Dimitrov shprehu ngushëllime për viktimat e ortekut në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka shprehur ngushëllime për viktimat nga orteku në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shumë pikëlluese të dëgjosh për jetët e humbura në ortekun në Turqi. Qëndroni të fortë Mevlüt Çavuşoğlu dhe të gjithë të tjerët në Turqi. Ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave dhe të gjithë miqtë tanë turq”, shkroi në rrjetet sociale shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov.

Kujtojmë se të paktën 33 punonjës të emergjencës humbën jetën pasi një ortek i madh i goditi në një rrugë malore në provincën Van në lindje të Turqisë. Ata po punonin për të shpëtuar dy persona të zhdukur, të cilët u bllokuan nga një ortek të martën në mbrëmje që shkaktoi vdekjen e pesë personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button