VMRO-DPMNE dorëzoi iniciativë për shpërndarje të Kuvendit

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar iniciativë për shpërndarje të Kuvendit më 12 shkurt, me qëllim që zgjedhjet të mbahen më 12 prill, njofton Portalb.mk.

“Këtë vendim e propozojmë pasi që përveç plotësimit të të gjitha kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, këto ditë e shohim se si lideri i LSDM-së tenton të hikë nga të njëjtat duke vendosur kusht për miratimin e ligjeve”, tha koordinatori i partisë, Nikolla Micevski.

Ai i ftoi edhe partitë tjera që ta mbështetin këtë iniciativë.

“VMRO-DPMNE nuk është kundër ligjit për Prokurori Publike, por është kundër ligjit partiak për Prokurori, me të cilin do të mbrohet krimi. Çdo zgjidhje ligjore duhet që të jetë me konsensus, por edhe me këshilla nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm që nëse gjashtë profesorët e bëjnë atë ligj, pa kushte ta votojmë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button