Paradoksi NQP: Nuk ka biletë vjetore falas për studentët të cilët rregullisht i japin provimet

Studentët e rregullt të cilët vizitojnë ligjërata në universitet, kurse të cilët me kohë i japin provimet, nuk kanë të drejtë për biletë vjetore falas nga Ndërmarrja për qarkullim publik. Në një grup të Fejsbukut, studente nga universiteti “Goce Dellçev” e cila studion në studime të disperzuara në kryeqytet, reagon që ka qenë e refuzuar kur ka kërkuar ta vazhdojë vlefshmërinë e kartelës së lirë, me arsyetim që të gjitha provimet i ka të kaluara dhe për atë nuk i takon transport falas, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kemi kontaktuar me vajzën e cila pohon që kjo u ka ndodhur edhe studentëve të tjerë.

“Në dy pikëshitje biletash, të punësuarit më thanë që duhet të kem tre lëndë që nuk i kam kaluar që të mund të bëjnë ta kem të vlefshme kartelën. Unë tani jam viti i tretë, kurse studimet në fakultetin tim janë zgjasin katër vite. Dhe këtë nuk ma kanë thënë vetëm mua, por edhe studentëve tjerë. Semestri i dimrit është në rrjedhë e sipër, tani është sesioni i provimeve dhe unë serish duhet të shkoj në fakultet me autobus. Vallë duhet të “bie” në provime për të fituar të drejtë për transport?”, e revoltuar pyet studentja, e cila insiston të mbetet anonime.

Tani për transport prej në shtëpi deri në fakultet ajo paguan 160 denarë në ditë, para me të cilat thotë që ështe ushqyer kur nuk ka paguar transport.

Që studentët të cilët me kohë i japin provimet nuk kanë të drejtë për transport falas, e konfirmuan edhe në NQP Shkup. Sipas sqarimit të tyre, studentët mund ta vazhdojnë vlefshmërinë e biletës, vetëm nëse e kanë verifikuar semestrin dimëror dhe në indeks kanë regjistruar më tepër se dy provime të cilat nuk i kanë kaluar.

“Duke i pasur parasysh programet studimore dhe mënyrën e organizimit të verifikimit të semestrave, mbajtjen e evidencës dhe ngjashëm, të cilat nuk janë universale për të gjitha universitetet, NQP Shkup ishte e detyruar të sjell vendime interne, për të shmangur keqpërdorimet e llojit të biletës së përmendur, përkatësisht kartelë vjetor studentore falas”, informojnë prej atje.

Në bazë të asaj, sqarojnë në NQP, e duke e pasur parasysh praktikën dhe informatat kthyese nga fakultete të caktuara, ekziston rregullore/udhëzim intern për dhënie të biletës falas studentore në të cilën është përmendur që çdo vit shkollor, studenti ka për obligim ta vazhdojë vlefshmërinë e biletës, kurse të drejtën e përdorimit të biletës e vërteton me: vërtetim se është student i rregullt në fakultet shtetëror në territorin e qytetit të Shkupit, vërtetim që e lëshon institucion i akredituar për arsim të lartë, indeks dhe letërnjoftim gjatë kontrollit. Fotografimi bëhet në vendin e shitjes, bileta vjetore studentore falas përpunohet dhe lëshohet në qendrat për personalizim.

“Studentëve të cilët për herë të parë regjistrohen në vit të parë në shtator, kur ju jepet bileta u vazhdohet vlefshmëria edhe për vitin e ardhshëm. Studentëve të tjerë, të cilët në fund të vitit aktual apo në fillim të vitit kur dëshirojnë ta vazhdojnë biletën, ndërsa ende nuk kanë verifikuar semestrin e verës, biletën mund ta vazhdojnë vetëm nëse e kanë verifikuar semestrin e dimrit dhe në indeks kanë regjistruar më tepër se dy provime që nuk i kanë kaluar. Studentët të cilët në momentin e vazhdimit të vlefshmërisë së biletës në indeks kanë deri në dy provime që nuk i kanë dhënë, biletën mund ta vazhdojnë vetëm me semestër të verifikuar të verës. Vazhdimi i biletës studentore nuk i takon studentit të cilit i ka mbetur vetëm punimi i diplomës”, informojnë nga NQP.

Për të gjithë studentët të cilët nuk i plotësojnë këto kushte, si dhe për studentët me korrespondencë edhe ata nga fakultetet private, ekziston biletë mujore me çmim të favorizuar prej 1.050 den, që vlen për të gjitha linjat. E njëjta biletë për korrik dhe gusht, kushton 600 den. për të gjitha linjat për një muaj. Dokumentet që duhen për këtë lloj bilete janë vërtetimi për student të rregullt në fakultet shtetëror në territorin e qytetit të Shkupit, të lëshuara nga ndonjë institucion i akredituar për arsim të lartë, indeksi dhe letërnjoftimi gjatë kontrollit. Bileta është pa kufizim të moshës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button