Trump e përshëndet “kthimin amerikan” në fjalimin drejtuar kombit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara arritjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqësinë e tij, gjatë fjalimit të tretë drejtuar kombit, teksa ka thënë se do të qëndrojnë mbrapa përfitimeve shoqërore dhe të atyre për kujdes shëndetësor, nëse fiton një tjetër mandat katërvjeçar.

Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me sloganin “Bëni Amerikën të mrekullueshme sërish”, ka deklaruar në Kongres se ka arritur atë, që ai e cilësuar si “kthim të kombit” nën udhëheqësinë e tij, shkruan REL.

“Vendet e punës janë shtuar, të hyrat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është jashtëzakonisht i respektuar sërish”, ka thënë ai, para se të prezantonte statistikat për paga, vende të punës dhe tregje të aksioneve.

Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, duke pretenduar se ai pakt ka ndikuar në mbylljen e vendeve të punës, andaj Trump ka nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën, një javë më parë.

“Marrëveshja e parë e madhe tregtare në shumë vjet”, ka thënë Trump duke pretenduar se ajo do të ndikojë në hapjen e 100,000 vendeve të reja të punës.

Trump ka diskutuar për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdes shëndetësor dhe imigrim ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button