Një person nga Kumanova e ka humbur jetën në vendin e punës në Shkup
![MPB Policia](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/24301308_899427553568202_2493131865516714055_n.jpg?fit=600%2C400&ssl=1)
Një person nga Kumanovë ka humbur jetën në vendin e punës në Shkup.
Në polici dje në orën 16:00 është denoncuar se një firmë në rrugën ‘Pero Nakov’ në Shkup, personit A.S nga Kumanova, i punësuar në firmë, i ka ardhur të fikët dhe ka është rrëzuar vetëdije.
Nga ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune ndërsa kontrollin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik.