MSH: Maqedonia e Veriut e gatshme për të reaguar ndaj virusit korona
Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndetin publik theksoi se sistemi shëndetësor në shtet është i gatshëm për të reaguar në rastet kur qytetari importon virusin korona, transmeton Portalb.mk.
“Rregullisht kryhen kontrolle të udhëtarëve në aeroportin e Shkupit me kamera termale, përveç udhëtarëve që vijnë nga udhëtimet e Stambollit dhe Dubait, në aeroportin e Shkupit skanohen edhe udhëtarët që vijnë nga Doha”, deklaroi Kuzmanovska.
Ajo theksoi se gjatë fundjavës u kontrolluan edhe dy udhëtarë, të cilët erdhën nga Kina përmes Beogradit. Gjendja e tyre rezultoi shëndosh, pas asnjë simptomë.
Paralajmërohet furnizim i ri për mjetet mbrojtëse, si maska, doreza, syza, mantilla mbrojtës dhe pajisje tjera mbrojtëse, në përputhje me rekomandimet nga Organizata botërore e shëndetësisë.