Deskoska: Hetimet e PSP-së edhe nëse nxirren nga Ligji për PP-në, janë të garantuara me tjetër ligj

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka ofruar kompromis për VMRO-DPMNE-së që ta nxjerrin nenin nga versioni përfundimtar i Ligjit për Prokurori Publike (PP), i cili thotë se hetime ti merr prokuroria e rregullt. Atë tërë kohën e kërkon VMRO-DPMNE dhe për atë nuk dëshirojnë ta votojnë ligjin dhe të kontribuojë për shumë prej dy të tretave, njofton Portalb.mk.

Deskoska thotë se mundet që të largohet ai nen, pasi që këto lëndë do të rregullohen me Ligjin për Procedurë Penale, i cili gjithashtu është sistematik dhe është miratuar me shumicë prej dy të tretave.

Në lidhje me nenet 108 dhe 109 të cilët janë çështjet më të rënda në Ligjin për PP dhe ku janë locuar kërkesat kyçe të opozitës, ministrja tha se e inkurajon qëndrimin e theksuar nga ekspertët, madje edhe të mos përmendet se procedurat vazhdojnë, ata do të vazhdojnë në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale.

“Kjo do të thotë se në pajtueshmëri me atë që është theksuar gjatë debatit publik, jep hapësirë për ndërtimin e konsensusit, pasi që një prej vërejtjeve të cilën e thekson opozita është se nuk dëshirojnë që të lejnë që procedurat të vazhdojnë. Nëse nuk ka dispozitë të theksuar se vazhdojnë, atëherë ata do të vazhdojnë në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale. Por, nuk ka hapësirë për vendosjen e dispozitës se disa procedura do të ndërpriten”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button