Shkup, makina ka shkelur 10 vjeçarin
Fëmija dhjetë vjeçar është lënduar rënë pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” në Shkup.
Nga MPB njoftojnë se mbrëmë rreth orës 21 e 15 është paraqitur rasti që në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, makina e tipit Mazda me targa të Shkupit e drejtuar nga D.D.(32) ka shkelur një këmbësor fëmijë të moshës 10 vjeçare. pas goditjes fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në klinikën e qytetit për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ekipi i SPB Shkup ka kryer hetimet.