Kamçevi ofron 2,2 milionë euro që t’i kthehet pasaporta

Biznesmeni Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në hetimin “Perandoria” nga ana e prokurës Lile Stefanova, përpara Gjykatës së Apelit, ka ofruar 2,2 milionë euro si garanci që t’i kthehet pasaporta e rregullt e Maqedonisë së Veriut nga Gjykata Themelore e Shkupit, ku i është deponuar edhe pasaporta bullgare, mëson SDK, njofton Portalb.mk.

Deri më tani fare nuk ka ndodhur ose rrallë herë që të jepet garanci për dokument pasi që ka pasur raste kur është ofruar vetëm për shfuqizimin e masës së paraburgimit, Në fakt, me këtë garanci që e jep si mundësi Ligji për Procedurë Penale, Kamçev kërkon që t’i shfuqizohet masa e marrjes së dokumentacionit për udhëtim dhe garanton se nuk do të arratiset me 2,2 milionët e ofruara.

Të enjten në ora 14:30, Gjykata e Apelit ka caktuar seancë në të cilën do të vendoset për ankesën për pasaportën e Kamçevit, ndërkaq do të vendoset edhe për ankesën e Nenad Josifoviq, i cili, gjithashtu ka masa të kujdesit në hetimin “Perandoria”, a paraprakisht tjetër këshill ankues do të vendos për paraburgimin e të akuzuarit të parë në “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13.

Pasi që i janë marrë dy pasaportat Kamçevit, ai vjet në maj ka arritur që të marrë pasaportë të përkohshme nga asokohe kryeprokurorja speciale Katica Janeva, nën rrethana të dyshimta, për çka është edhe e akuzuar pas paraqitjes së Kamçevit.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button