ASH: Me ndihmën e BDI-së, dështoi Partneriteti Publiko-Privat për Ndihmën e Shpejtë

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese thotë se ka dështuar Partneriteti Publiko-Privat për Ndihmën e Shpejtë, edhe pse sipas tyre, kjo nuk paraqet ndonjë risi për këtë ministër, në krahasim nga herët tjera, njofton Portalb.mk.

“…partneriteti  publiko-privat është një proces kompleks, në të cilin duhet të marrin pjesë shumë faktorë dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, financave, ekspert tjerë…” Gjë që nuk ndodhi kur ministri propozonte Partneritet Privato-Publik për kardiokirurgjinë e fëmijëve, laboratorët për analizë të gjakut, sterilizimin e pajisjeve spitalore; të gjitha këto projekte për të cilat as nuk u përgatit asnjë studim  fizibiliteti e as nuk u kërkua mendim edhe nga ministritë tjera apo ekspertë”, thonë nga ASH.

ASH rikujton se furnizimi me makina të ndihmës së shpejtë dhe përmirësimi i gjendjes aktuale në shëndetësi me investime që asnjëherë s’u bënë ishin premtim i BDI-së të cilin premtim e dhanë para popullit por asnjëherë se mbajtën.

“Dhe sot kur një projekt që ata kanë mbështetur dështon, ata heshtin. Aleanca për Shqiptarët që në fillim paralajmëroi se nuk mund të realizohet asnjë projekt nga Partneriteti Publiko-Privat pa u bërë një plan dhe analizë e mirëfilltë. Na vjen mirë që edhe ministri Filipçe, tanimë edhe pse me vonesë 2 vjeçare, e ka kuptuar këtë! Por si duket ai dhe partnerët e tij qeverisës nuk e kanë kuptuar konceptin e mbajtjes se përgjegjësisë dhe llogaridhënies për dështimet”, thonë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button