Ministri Çulev përsëri kërkoi sqarim nga KSHZ-ja

Naqi Çulev, Ministri i punëve të brendshme në Qeverinë teknike përsëri kërkoi nga Komisioni shtetërore zgjedhor (KSHZ) sqarim në lidhje me kompetencat e tij dhe zv.mininstres plotësuse, se kur vlejnë nënshkrimet e dyanshme, transmeton Portalb.mk.

Ai kërkon sqarim nëse duhet që çdo vendim I sjellë nga ministri Çulev, të nënshkruhet nga zv.ministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska, apo vetëm vendimet që lidhen me procesin zgjedhor.

Çulev shprehet se nënshkrimi i dyanshëm e zvarrit punën e MPB-së në mbajtjen e rendit dhe qetësisë dhe aktivitete tjera të përditshme.

Anëtarët e KSHZ-së duhet nesër të takohen dhe të vendosin në lidhje me kërkesën e ministrit.

Ndryshe, KSHZ që ta zgjidh kontestin me ministrit Naqe Çulev dhe zv/ministren plotësuese Sllavjanka Petrovska për emërimin e shefit të ri të SPB Shkup, Risto Stavrevski. Me vendim unanim, anëtarët e KSHZ-së konstatuan se nuk bëhet fjalë për çështjet financiare, kadrovike dhe juridike, lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Me këtë vendim, KSHZ praktikisht konstatoi se emërimi i Stavrevskit për kryeshef të ri në SPB Shkup, i nënshkruar nga ministri Çulev është legal.

qeverinë teknike secili akt dhe dokument duhet të nënshkruhet nga ministri dhe zëvendësi, në të kundërtën nuk vlen. Kjo është edhe një nga karakteristikat e qeverisë teknike. Secili akt, ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button