Në fund të muajit rezultatet e konkursit në Ministrinë e Kulturës

Konkursi për Programin vjetor për mbështjetjen e projekteve nga kultura në vitin 2020 pregjistruan mbi 5500 projekte, të cilat pritet të financohen nga buxheti prej 980 milionë denarë sa janë të paraparë të ve[rimtari në kulturë, transmeton Portalb.mk.

„Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve do të jetë në pajtim me mjetet e parapara për financim të projekteve të interesit nacional në Buxhetin për vitin 2020”, deklaruan nga Ministria e kulturës.

Ata theksuan se komisionet profesionale tashmë kanë filluar shqyrtimin e aplikimeve të arritura.

„Edhe këtë vit do të mbështeten projekte të qëndrueshme dhe mirë të argumentuara, të konceptuara me përmbajtje cilësore artistike, projekte përmes të cilave kultivohet dhe nxitet diversiteti kulturor, krijimtaria artistike dhe zhvillimi kulturor“, deklaroi Faton Fazliu nga MK.

Ai premtoi se rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të MK-së, duke theksuar se ato pritet të dalin fund të janarit ose fillim shkurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button