Historia e Armandës, në shërbim të motrës dhe vëllait invalid: Nuk do t’i braktis kurrë, i kam amanet

Emisioni investigativ “BOOM” solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” rastin e familjes Xhepa. Armanda ështe vajza e vogël e kësaj familje që prindërit i lanë një barrë të madhe pasi u ndanë nga jeta, transmeton OraNews.

Amanda duhet të kujdeset për vëllain që është dëmtuar rëndë në një aksident rrugor, njëkohësisht edhe për motrën e cila ka probleme shëndetësore që nga lindja.

Krahu i vetëm i punës në familje ështe Amanda, e cila e ka të pamundur që të punojë dhe njëkohësisht të kujdeset për motrën dhe vëllain.

Edhe pse tani rreth të 40-tave, ajo thotë që nuk e mendon dot jetën e saj pa motrën dhe vëllain që kanë nevojë për kujdesje në çdo moment.

Armanda Xhepa: Mirë që po vuaj për këta por edhe vetë shpirtërisht vuaj se jam e vetme dhe dua përkrahje. Vëllai është tetraplegjik, kam qenë në punë.Por nuk mund të punoj me orar të zgjatur se nuk ka njeri të kujdeset për këta. Kam dalë dhe jashtë mundësive të mia që t’u vij në ndihmë.Jeta ime i përkushtohet vetëm këtyre, sytë te këta i kam. Edhe nëse do bëj diçka për veten time do ti marr me vete. Nuk do tu kthej shpinën, e kam amanet nga nëna. Kërkoj ndihmë për vëllain që të marr përkudesje sepse po i shërbej jashtë mase.

Astrit Xhepa: Isha 35-vjeç kur ndodhi aksidenti. Bashkëshortja më la dhe mbeta kështu. I mbeta barrë motrës.Unë nuk lëviz dot të dyja duart. Vetëm i kam si numër. Kujdeset motra. Një njeri është, mua apo motrës.

Motra e sëmurë: Jam e pamundur, më bllokohen duart dhe këmbët, kur eci rrëzohem dhe më bie të fikët. Kam 20 vjet që vuaj. 15 vjet kam marrë KEMP, pastaj ma hoqën. Nuk kam as rroba trupi, mërzitëm, qaj.

‘BOOM” i bën thirrje çdo shqiptari që ka mundësi për të ndihmuar këtë familje. Nr kontaktit i familjes është 0695535930.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button