Rama e quajti Haradinajn patriot hipokrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për herë të parë reagoi pas padisë që e parashtroi në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.

Teksa përgjigjej në Fejsbuk, në pyetjen se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut, Rama shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë, përsëri duke e sulmuar kryeministrin e Kosovës në largim, duke e quajtur atë patriot hipokrit.

“Keqardhje e turp per ty dhe këdo tjetër si ti që prej Kosove më ofendon e më mallkon paturpësisht, per tradhti dhe poshtërim imagjinar, të drejtuara nga unë nga politikanë dhe analistë”, theksoi Rama.

Theksoi se kam bërë, bëj e do të bëj gjithçka mundem per Shqipërinë e për Kosovën po njësoj, e nuk ka ndërmend as te tërhiqet, e as të përkulet, përballë kësaj armate shpifësish e parazitësh, sepse është me të drejtën dhe me të vërtetën, që edhe kur vonon nuk harron asnjëherë”.

“E sa për Reçakun, ata viktima të pafajshëm te agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria juaj duke me fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i përdorur per politiken e ulet, që i ndan njerëzit në patriotë e në tradhtarë”, shkroi Rama.

Në fund thekson:

Kjo ishte përgjigjja ime për ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po ia merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtarë, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftësia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjësive të tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës”, shkroi kryeministri shqiptar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button