Maqedonia nuk do të jetë në agjendën e Samitit të BE-së

Shtetet anëtare të BE-së kanë vendosur që Maqedonia të mos jetë në agjendën e Samitit të BE-së, duke mos iu caktuar as data për fillimin e bisedimeve për kyçje në këtë organizatë, madje që as të mos vlerësohen hapat e vendit në këtë drejtim.

“Shtetet anëtare vendosen që të mos  vënë IRJ të Maqedonisë në agjendën e samitit, megjithatë unë sot i informova ministrat e vendeve anëtare me letrën që kryetari i Maqedonisë , i cili informon se ka filluar punën Komisioni anketues për zbardhjen ngjarjeve të 24 dhjetorit, që është pjesë e Marrëveshjes së 1 marsit, për tejkalimin e krizës politike në vend”, theksoi  komisionari Fule.

Ai ka bërë të ditur se Këshillit të Evropës  i është kërkuar   fillimi i bisedimeve me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në samitin e ardhshëm. Ndërsa përsa i përket Serbisë  është kërkuar hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button